Mikel Arteta tregon pse e lejoi largimin e Granit Xhakës - NACIONALE

Mikel Arteta tregon pse e lejoi largimin e Granit Xhakës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta ka treguar se kishte një bisedë me Granit Xhakën para se t’ia plotësonte dëshirën për t’u larguar.

Shqiptari iu bashkua Bayer Leverkusenit në këtë afat veror, pasi “Topçinjtë” mbyllën marrëveshjen me West Hamin për Declan Rice.

Xhaka ishte ndër më të mirët edicionin e kaluar, duke kaluar sezonin më të mirë në shtatë vitet e fundit prandaj vendimi për t’u larguar ishte befasi.

I pyetur pse e lejoi Xhakën të largohet, Arteta tregoi se bisedoi me lojtarin i cili kishte dëshirë për një tjetër aventurë.

Janë tre pjesë sa i përket kësaj situata”.

Ai kishte janë dëshirë shumë të qartë se ishte koha e duhur dhe mundësi e madhe për të personalisht që të shkonte aty. Kishim atë bisedë dhe në fund u pajtuam se është vendimi i duhur për të vazhduar përpara”, tha tekniku spanjoll.

Xhaka edicionin e kaluar luajti si qendërmesfushor dhe tani pritet që Kai Havertz ta zëvendësojë në atë pozitë, ose edhe nënshkrimi i janarit Leandro Trossard.

Arsenali në anën tjetër arriti të fitojë një vlerë të mirë pasi transferimi kushtoi rreth 25 milionë euro.

Ndërkohë, Xhaka veçse ka nisur stërvitjet nën urdhrat e Xabi Alonsos te Bayer Leverkuseni.

Lajme të ngjashme