Mikel Arteta: Përdora 36 formacione të ndryshme kundër Fulhamit
Trajneri Mikel Arteta i është përgjigjur kritikave që kishte për taktika në fillimin e sezonit, duke pranuar se Arsenal s’mund të luajë në mënyrën e njëjtë si vitin e kaluar.
“Topçinjtë” kanë luajtur me disa formacione të ndryshme në ndeshjet e para, duke luajtur Kai Havertz në mesfushë, Thomas Partey si mbrojtës i krahut ose edhe Leandro Trossard si 9sh fals.
Sidoqoftë, në konferencë për shtyp tekniku spanjoll mbrojti vendimet për këto taktika.
“Mendoj se kemi diskutuar formacionet në mënyra të ndryshme. Në ndeshjen e kaluar ishin përdorur 36 formacione (ndaj Fulhamit). Kundër Manchester Cityt 43. Nuk e di për cilin formacion po flitet. Për mua është diçka ndryshe nga ajo që shikoni ju”.
“Formacioni i njëjtë si vitin e kaluar? Nuk mund ta bëj. Kam lojtarë tjerë. Zinchenko ishte i lënduar, Xhaka nuk është këtu, si mund ta bëj prapë?”.
“Përpos t’i rikthejmë ata dhe kjo nuk do të ndodhë. Është ndryshe, energjia do të jetë ndryshe dhe kjo sepse është sezon tjetër. Kjo është e bukura e saj. Mund të mësojmë shumë gjëra. Le ta bëjmë këtë”, shtoi ai.
Ndërkohë, Arsenalin e pret një sfidë tejet e vështirë në shtëpi ndaj Manchester Unitedit më fillim nga ora 17:30.