Mikel Arteta parashikon sa pikë i duhen Arsenalit për ta fituar Premierligën - NACIONALE

Mikel Arteta parashikon sa pikë i duhen Arsenalit për ta fituar Premierligën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka sugjeruar që “Topçinjtë” duhet ta sfidojnë rekordin për më së shumti pikë në histori për ta fituar titullin e parë në 20 vite.

Arsenali është duke luftuar për titullin që s’e ka fituar që nga sezoni 2007/08 dhe iu duhet një punë e madhe për ta mposhtur kampionin në fuqi Man Cityn.

I pyetur se sa pikë duhet që ta fitojnë titullin, Arteta ishte i qartë se iu nevojiten mes 96 deri në 100 pikë.

“96-100 pikë, mendoj se me kaq e fiton ligën. Kjo është çmenduri”, tha Arteta.

Për t’i mbërritur 96 pikë në fundin e sezonit, Arsenal duhet të marrë një mesatare prej 2.63 pikëve për ndeshje në 24 ndeshet e mbetura, krahasuar me 2.36 që ka fituar në 14 ndeshjet e para. Ata kanë pësuar vetëm një humbje dhe kanë të drejtë të pësojnë edhe tre tjera në rast që i fitojnë 21 ndeshjet tjera.

Rekordi momental është 100 pikë, që e arriti Man City në sezonin 2017/18 ku regjistruan 22 fitore.

Arsenal përfundoi në pozitën e dytë vitin e kaluar me 84 pikë, me Cityn që mblodhi 89 sosh. Në fakt, kjo ishte hera e parë që nga viti 2018 që skuadra e Guardiolas s’arkëton mbi 90 pikë.

Lajme të ngjashme