Mikaile Tmusic lojtari më i mirë në Kosovë - NACIONALE

Mikaile Tmusic lojtari më i mirë në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli i KB Trepçës, Mikaile Tmusic, është zgjedhur lojtari më i mirë në Kosovë nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Në mbrëmjen ku janë duke u shpallur 'Laureatët e Vitit 2024', Tmusic pas sukseseve me skuadrën mitrovicase, e ka fituar çmimin si lojtari më i mirë.

Ai luajti rol kyç te KB Trepça në sezonin ku fituan katër trofe, duke dominuar tërësisht basketbollin kosovar.

Në anën tjetër, KB Trepça e fitoi epitetin si skuadra më e mirë në Kosovë për vitin 2024.

Te gratë, Bashkimi u shpall skuadra më e mirë, ndërsa Aulona Muhadri nga kjo skuadër si basketbollistja më e mirë.

Lajme të ngjashme