Mijëra tifozë festojnë trofeun e Kupës së Botës, bllokohet kryeqyteti i Argjentinës
Kombëtarja e Argjentinës bëri arritjen e madhe duke fituar Kampionatin Botëror "Katar 2022".
Pas një drame të madhe ndaj Francës, epilogu në kohën e rregullt dhe shtesë doli të jetë 3:3, derisa nga pika e bardhë argjentinasit ishin më të saktë duke fituar me rezultat 4:2.
E këtij suksesi iu gëzuan mijëra tifozë argjentinas që bllokuan rrugët e kryeqytetit Buenos Aires duke festuar.
Në një video të publikuar, shihen tifozët që në fanellën e Argjentinës po iu gëzoheshin këtij trofeu, që është i treti në histori.
Buenos Aires right now. 😮💨🪩🏆🇦🇷 #Argentina pic.twitter.com/v9tVbl9Rau
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 18, 2022