Middlesbrough bën befasinë: Fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Chelseas
Middlesbrough ka bërë befasinë duke mposhtur Chelsean në kuadër të gjysmëfinales së parë për Carabao Cup.
Edhe pse mysafirët shiheshin si favorit i padiskutueshëm, triumfuan me rezultat minimal 1:0.
Chelsea dominoi shumicën e kohës duke pasur raste të shumta shënimi, duke nisur nga Noni Madueke që dështoi nga afërsia pas disa driblimeve të saktë.
Megjithatë, me një kundërsulm – Middlesbrough kaloi në epërsi përmes Hayden Hackney që realizoi nga afërsia pas asistimit të Isaiah Jones (37’).
Chelsea kishte mundësi për ta barazuar, sidomos me Cole Palmer që dështoi të shënonte nga dy metra distancë në portën e zbrazur.
Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, me të dy skuadrat që kishin raste shënimi por sërish larg finalizimit.
Chelsea rrezikoi me Madueke dhe Raheem Sterling megjithatë sulmuesit vazhdojnë të “vuajnë për gol”.
Ndërkohë, dallimin s’e bëri as shqiptari Armando Broja që u inkuadrua në minutën e 63-të.
Kësisoj, Middlesbrough fiton gjysmëfinalen e parë për Carabao Cup, kurse ndeshja kthyese zhvillohet në “Stamford Bridge” më 23 janar 2024.
Kujtojmë, fituesi i kësaj gjysmëfinale takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër Fulham – Liverpool.