Michail Antonio sugjeron se West Hami mund ta ndihmojë Arsenalin për titullin e Premierligës - NACIONALE

Michail Antonio sugjeron se West Hami mund ta ndihmojë Arsenalin për titullin e Premierligës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Michail Antonio ka sugjeruar se West Ham Unitedi mund ta ndihmojë Arsenalin për ta fituar trofeun e Premierligës për herë të parë pas 20 viteve, por vetëm me një kusht.

“Topçinjtë” janë në një garë të ngushtë me Manchester Cityn, por skuadra e Pep Guardiolas shihen si favorit i padiskutueshëm për ta fituar për të katërtin vit radhazi.

Megjithatë, Antonio ka propozuar se “Çekanët” mund ta ndalin Cityn shkaku që janë duke luftuar për një vend në Evropë.

“Nuk do t’i quajë ata (Arsenalin) punë me shishe nëse e humbasin titullin, jo”.

“Nëse varet në ditën e fundit, atëherë shpresoj se Arsenali ta fitojë. Në ndeshjen e fundit të sezonit, ne kemi diçka për të luajtur gjithashtu po shpresojmë të shkojmë në Evropë, Man Cityn e kemi mysafir”.

West Ham që fitoi Ligën e Konferencës vitin e kaluar momentalisht renditet në pozitën e tetë në tabelë ndërsa po luftojnë për një vend në Evropë.

Skuadrës londineze i duhen sa më shumë pikë në këto tre ndeshje të mbetura, derisa janë gjashtë pikë mbrapa Manchester Unitedit që zë vendin e gjashtë në tabelë.

Lajme të ngjashme