Miami Heat dhe Timberwolves kualifikohen në play-off - NACIONALE

Miami Heat dhe Timberwolves kualifikohen në play-off

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Miami Heat dhe Timerwolves kanë siguruar kualifikimin në play-off duke eliminuar Chigaco Bulls, respektivisht Oklahoma Cityn.

Pavarësisht humbjes së pësuar nga Atlanta Hawks, Miami Heat siguroi play-offin me një fitore ndaj Chicago Bulls.

Ndeshja Bulls – Heat përfundoi me rezultat 91-102. Bulls u treguan më të ashpër në këtë ndeshje gjë që i mundësoj Heats të shënojnë 28 nga 32 gjuajtje të lira, të jenë më të mirë në trepikësh dhe më të shkathët.

Jimmy Butler shkëlqeu me 31 pikë, pesë kërcime dhe tre asistime duke pasur rolin e lojtarit kyç që dërgoi Heats në play-off.

Në anën tjetër, Timberwolves arritën fitore të rëndësishme ndaj Oklahoma City duke fituar me rezultat 95-120.

Timberwolves dominuan gjatë gjithë ndeshjes e këtë tregon edhe rezultati i thellë i kësaj përballje. Lojtari më i mirë u zgjodh Karl Anthony Towns me 28 pikë, 11 kërcime, tre asistime dhe tre bllokime.

Në ndeshjen e radhës, Miami Heat do ta pres Milwaukee Bucks, lideri i konferencës lindore ndërsa Timberwolves përballet me liderin e konferencës perëndimore, Denver Nuggets.

Raundi i parë i ndeshjeve të play-off konferenca perëndimore:

Denver Nuggets vs Minnesota Timberwolves

Phoenix Suns vs Los Angeles Clippers

Sacramento Kings vs Golden State Warriors

Memphis Grizzlies vs Los Angeles Lakers

Raundi i parë konferenca lindore:

Milwaukee Bucks vs Miami Heat

Cleveland Cavaliers vs New York Knicks

Philadelphia 76ers vs Brooklyn Nets

Boston Celtics vs Atlanta Hawks./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme