“Mezi pres të vazhdoj këtu”, Ferran Torres i etur për të mbetur te Barcelona - NACIONALE

“Mezi pres të vazhdoj këtu”, Ferran Torres i etur për të mbetur te Barcelona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Ferran Torres thotë se është tejet i lumtur te Barcelona dhe do të vazhdojë në “Camp Nou” pavarësisht spekulimeve.

23-vjeçari iu bashkua katalunasve në janarin e vitit 2022, mirëpo edicionin e kaluar nuk ka arritur ta fitojë vendin në 11-shen bazë dhe ka pasur raportime që mund të rikthehet në Premierligë, këtë herë te Aston Villa.

Sipas Mundo Deportivo, skuadra e Unai Emery po tenton huazimin e spanjollit me opsion blerje. Sidoqoftë, Torres e ka refuzuar mundësinë e largimit nga Barcelona ku ndihet shumë i lumtur.

“Mezi pres të vazhdoj te Barcelona. Jam shumë i lumtur dhe plani im është të vazhdoj te klubi”.

“Dua të tregoj se jam lojtar shumë i mirë. E di që nuk kam arritur ta dëshmoj veten. Edhe pse kur arrita, ndihmova sepse skuadra arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Kam pasur vërtetë lojë të mira”.

“A ke pranuar oferta? Nuk e di sepse e kam telefonin në ‘airplane’ dhe nuk marrë mesazhe”.

Torres shënoi katër gola dhe dhuroi dy asistime në 33 paraqitje në La Liga gjatë edicionit 2022/23, ku Barcelona e fitoi titullin.

Sulmuesi ka edhe katër vite kontratë të mbetur që nënkupton se Barcelona do ta ketë të vështirë ta largojë në afatin e verës.

Lajme të ngjashme