Mesut Ozil i jep fund karrierës? - NACIONALE

Mesut Ozil i jep fund karrierës?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Mesut Ozil raportohet se ka vendosur të pensionohet pas një periudhe të tmerrshme në Turqi.

Fituesi i Kupës së Botës ka bërë vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat me Istanbul Basaksehir, të cilëve iu bashkua verën e kaluar.

Ozil nënshkroi kontratë njëvjeçare me opsion vazhdimi, por gazetari i "Fanatik", Yakup Çinar raportohet se kontrata e tij është ndërprerë.

34-vjeçari pritet të mos kërkojë më skuadër të re, pasi sipas këtij raporti ai iu ka thënë bashkëlojtarëve se ka vendosur të pensionohet.

"Kontrata e Mesut Ozil po ndërprehet. Ai ka vendosur të pensionohet".

"Ozil i cili ka zhvilluar 45 minuta në ndeshjen ndaj Kayserispor dje, nuk shkoi në stërvitje këtë mëngjes dhe iu ka thënë bashkëlojtarëve se ka vendosur të pensionohet", shkroi ai.

Ozil padyshim ka qenë një ndër mesfushorët më të mirë me tipare ofensive në botë duke shkëlqyer te Real Madrid dhe Arsenal, por karriera e tij në fund kishte një përfundim të keq.

Ozil zhvilloi 45 minuta në humbjen ndaj Kayserispor të enjten, që mesa duket do të jetë paraqitja e tij e fundit në fushë.

Lajme të ngjashme