Messi shënon het-trik të mrekullueshëm për një arritje historike në fitoren e Argjentinës kundër Curacaos
Kapiteni i Argjentinës Lionel Messi e ka kaluar shifrën e 100 golave me kombëtare, pasi e shënoi het-trikun e shtatë në karrierë me ekipin kombëtar në një ndeshje miqësore kundër Curacaos në Argjentinë.
Sulmuesi 35-vjeçar e shënoi këtë arritje historike kur e hap serinë e golave në minutën e 20-të në Stadiumin Santiago del Estero.
Ai i shtoi edhe dy gola para pushimit mes pjesëve për ta kompletuar het-trikun brenda 17 minutave.
MESSI WHAT A CRAZY HALF, ENJOY THE GOALS!!!! 🐐🐐🐐 pic.twitter.com/f9nwKcoUeS
— mx ⭐️⭐️⭐️ (@MessiMX30iiii) March 29, 2023
Nicolas Gonzalez, Enzo Fernandez, Angel Di Maria dhe Gonzalo Montiel i shënuan katër golat e tjerë për fitoren 7:0 të kampiones së Botës.
Pas ndeshjes, Argjentina e parakaloi trofeun e Kupës së Botës para mbi 42 mijë tifozëve në stadium.
Kjo ishte ndeshja e dytë në shtëpinë e vet për Argjentinën qëkur e mundi Francën me penallti në Katar për ta fituar Kupën e Botës në dhjetor.
Messi e shënoi golin e 800-të në karrierë – dhe të 99-të për Argjentinën – në fitoren 2:0 kundër Panamasë në Buenos Aires javën e kaluar.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit arriti numrin treshifror për vendin e vet kur shënoi nga afërsia, pasi e mori një top nga Giovani lo Celso.
Messi tani i ka 102 gola për kombëtaren, duke u bërë vetëm lojtari i tretë në histori që e kalon numrin treshifror, pas Cristiano Ronaldos që i ka 122 gola për Portugalinë dhe Ali Daei që kishte shënuar 109 gola për Iranin.
Në një reagim pas ndeshjes në Instagram, Messi shkroi: “Çfarë mënyre e mirë për t’i përfunduar këto ndeshje, të gjithë njerëzit në Santiago del Estero ishin mahnitës”.
Messi tani ka kontribuar në 156 gola (gola dhe asiste) në 174 ndeshje me kombëtaren, më së shumti në historinë e futbollit të kombëtareve.