Messi rikthehet sot në Bernabeu, aty ku s’ka shënuar gol që prej vitit 2017
Lionel Messi do të rikthehet sonte në Santiago Bernabeu, një stadium të cilin e ka ndriçuar shpesh me shkëlqimin e tij të vetëtimtë, por në të cilin nuk ka shënuar që prej vitit 2017.
Ylli argjentinas do të shkojë në kryeqytetin spanjoll jo vetëm për ta vizituar një stadium porta e të cilit i është ngushtuar dukshëm viteve të fundit, por edhe me penalltinë e humbur në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në mendje.

Paris Saint-Germaini e mundi 1:0 Real Madridin në Paris muajin e kaluar, falë një goli nga Kylian Mbappe, i cili e shpëtoi Messin me fytyrë, të paktën përkohësisht.
Apo të paktën deri në ndeshjen e kthimit, sonte në Bernabeu.
34-vjeçari e ka një rekord të mahnitshëm kundër Real Madridit prej kohës kur luante për Barcelonën.
Messi është përballur me Real Madridin më shumë se me çdo klub tjetër në botë gjatë karrierës së tij të bujshme, duke i zhvilluar 46 ndeshje ndaj gjigantit spanjoll në të gjitha garat. Kontributi i tij? I përfshirë drejtpërdrejt në 40 gola (26 gola të shënuar dhe 14 asiste të dhuruara).
Kjo e bën atë dukshëm golashënuesin më të mirë në historinë e El Clasicos.
Argjentinasi kishte dëshiruar të shënojë gol apo të dhurojë asist në përballjen e parë kundër Madridit si lojtar i PSG-së në Ligën e Kampionëve dhe ai i kishte bërë vetëm dy paraqitje ndaj të bardhëve në këtë garë, në sezonin 2010/11, kur i kishte shënuar dy gola në atë gjysmëfinale të paharrueshme për Bracën.
Megjithatë, forma e Messit ndaj Real Madridit në ndeshjet e zhvilluara në Bernabeu që prej vitit 2017 ka qenë disi shqetësuese për të.
Messi është takuar me Real Madridin shtatë herë në Bernabeu që prej vitit 2017, dhe ai kishte dështuar të shënonte në gjashtë prej takimeve të fundit në këtë tempull.
Hera e fundit kur shtatë herë fituesi i Topit të Artë shënoi në Bernabeu ishte më 23 prill 2017 në fitoren e Barcelonës 3:2 në La Liga.

Ai i kishte shënuar jo një por dy gola në atë fitore të paharrueshme, duke e mbajtur Barçën në garë për titull deri në ditën e fundit të sezonit. Real Madridi u shpallë kampion atë vit, megjithatë.
Që prej atëherë, Messi e ka vizituar Bernabeun edhe gjashtë herë të tjera duke dështuar të shënojë gol.
Vizita e sotme në kryeqytetin spanjoll do të jetë më ndryshe këtë herë për “pleshtin”. Ai do ta vizitojë atë për herë të parë si lojtar i një ekipi tjetër dhe jo i Barcelonës.
Messi do të kërkojë ta përmirësojë gabimin nga ndeshja e parë kur e humbi penalltinë në Paris dhe të shënojë për herë të parë në Bernabeu pas një kohe të gjatë për ta frymëzuar PSG-në drejt çerekfinales.
Kjo duhet të jetë koha e duhur për Messin për ta bërë këtë, duke e parë përmirësimin e formës së tij në vitin 20222, pas një fillimi shumë të vështirë në Ligue 1 në gjashtë muajt të parë të sezonit të tij të parë jashtë klubit katalonas.
Por Messi nuk ka dështuar të mahnitës në Ligën e Kampionëve këtë sezon, sepse i ka shënuar pesë gola në gjashtë paraqitjet e tij të para për francezët.