Messi prinë, Shaqiri në top tre: Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar në MLS - NACIONALE

Messi prinë, Shaqiri në top tre: Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar në MLS

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampionati amerikan “MLS” është duke vazhduar të paguajë vlera të larta për futbollistët që kanë bërë karrierë të jashtëzakonshme.

Emra të mëdhenj si Lionel Messi, Lorenzo Insigne dhe Xherdan Shaqiri janë transferuar në Amerikë duke e bërë kampionatin tejet interesant.

Largimi nga Evropa për shumë kë ka qenë shkaku i parave, ku pas Arabië Saudite – Amerika mbetet një ndër kampionatet që paguan më së shumti.

Tashmë është publikuar top 10-shja e lojtarëve më të paguar në MLS, ku padyshim prinë shtatë herë fituesi i Topit të Artë Lionel Messi.

Argjentinasi merr mbi 20 mijë dollarë, ndjekur nga Insigne me mbi 15 mijë dollarë derisa në top tre hynë edhe shqiptari që përfaqëson Zvicrën Xherdan Shaqiri, i cili fiton hiq më pak se 8 milionë e 153 mijë dollarë.

Lista e plotë:

  1. Lionel Messi – 20 milionë e 446 mijë e 667 dollarë
  2. Lorenzo Insigne – 15 milionë e 400 mijë dollarë
  3. Xherdan Shaqiri – 8 milionë e 153 mijë dollarë
  4. Javier Hernandez – 7 milionë e 43 mijë e 750 dollarë
  5. Federico Bernardeschi – 6 milionë e 295 mijë e 381 dollarë
  6. Sebastian Driussi – 6 milionë dollarë
  7. Hector Herrera – 5 milionë e 246 mijë e 875 dollarë
  8. Douglas Costa – 4 milionë e 508 mijë e 333 dollarë
  9. Cristian Benteke – 4 milionë e 432 mijë e 778 dollarë
  10. Josef Martinez – 4 milionë e 391 mijë e 667 dollarë

MLS mbetet vetëm një ndër kampionatet që paguan më së shumti në ligë, por kuptohet tani është shumë mbrapa kampionatit arab, ku një numër i madh i lojtarëve marrin rreth 100 milionë euro për sezon derisa yjet si Cristiano Ronaldo e Karim Benzema fitojnë rreth 200 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme