Messi përleshet me bashkëlojtarin e vet në stërvitje
Ylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi gjatë stërvitjes ditën e premte ka pasur një përplasje me mesfushorin Vitinha.
Siç raporton gazeta francez “L’Equipe”, situata në stërvitjen e fundit nuk ishte aspak e mirë me Messin dhe Vitinhan që patë një përplasje dhe disa argumente.
Gjatë stërvitjes argjentinasi iu drejtua Vitinhas, pasi ky i fundit e goditi derisa provonte ta merrte topin. Argjentinasit nuk i pëlqeu prandaj edhe nisi incidenti.
Ish ylli i Barcelonës i kërkoi të mos luante kaq rëndë, por Vitinha e përsëriti sërish, prandaj situata veçse u vështirësua.
Messi mund të jetë në fazën përfundimtare te PSG-ja pasi rezultatet e këqija dhe problemet brenda janë duke ndikuar që ai të mendojë largimin nga "Parku i Princave".
Argjentinasi ka ofertën nga klubi parisien për rinovim për dy vite, mirëpo deri me tani nuk e ka pranuar dhe është raportuar së fundmi për një rikthim te Barcelona. Vitinha iu bashkua PSG-së nga Porto edicionin e kaluar, por kohëve të fundit është duke pasur probleme të njëpasnjëshme.
Kjo nuk është hera e parë që Vitinha është i përfshirë në një përplasje, pasi javë më parë u raportua për një problem mes tij dhe Neymarit.
Braziliani u pa në video duke e kritikuar mesfushorin, ngase nuk po ia pasonte topin në humbjen ndaj Monacos.
Kuptohet kjo situatë nuk është e mirë pasi në vikend do të përballen me rivalin e përbetuar, Olympiacos Marseille në kuadër të Ligue 1.