Messi nuk e ka në plan të pensionohet: Kam edhe shumë vite për të luajtur - NACIONALE

Messi nuk e ka në plan të pensionohet: Kam edhe shumë vite për të luajtur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi ka thënë se nuk po mendon të pensionohet në terme afatshkurtë, pasi shtoi se ka edhe shumë vite para për të luajtur.

37-vjeçari duket se është në vitet e perëndimit të karrierës së tij, por argjentinasi legjendar ende ndihet i "pandalshëm" aktualisht. Ylli i Inter Miami nuk ka në plan t'i varë ende këpucët, por ishte pak i shqetësuar nëse do të përfaqësonte apo jo vendin e tij në Kupën e Botës 2026.

Argjentina - Bolivia - kualifikueset e Kupës së Botës FIFA 2026

Ai në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Marca America, tha: “Ardhja në Inter Miami nuk do të thotë se do të tërhiqem së shpejti, kam akoma më shumë vite për të luajtur”.

Messi shtoi: "Për momentin, do të shohim. Nuk më pëlqen të përshpejtoj kohën apo të shikoj përpara. Mundohem të shijoj çdo ditë. Shpresoj që të vazhdoj të luaj në këtë nivel për t'u ndjerë mirë dhe i lumtur. Kur mund ta bëj atë që dua. E vlerësojë më shumë se arritjen e turneut [Kupën e Botës] 2026. Nuk kam vendosur një objektiv për të arritur në Kupën e Botës, por më shumë për të jetuar çdo ditë dhe për të qenë mirë."

Messi, me siguri, ka bërë karrierën më të shkëlqyer të futbollit të të gjitha kohërave; duke fituar Ligën e Kampionëve, një Kupë Botërore dhe një mori trofesh më të mëdhenj në këtë sport. Dhe fakti që ai dëshiron të luajë për një kohë më të gjatë është një lajm i madh për lojën e futbollit.

Lionel Messi mes Miami vs Crew

Pasi përfaqësoi vendin e tij në kualifikimet e fundit të Kupës së Botës, duke përfshirë një het-trik kundër Bolivisë, skuadra e tij Inter Miami pret New England Revolution të shtunën mbrëma në Major League Soccer, ku Messi pritet të paraqitet nga minuta e parë.

Lajme të ngjashme