Messi iu blen dhuratë iPhone prej ari bashkëlojtarëve në Kombëtare
Lionel Messi ka porositur iPhone prej arit për skuadrën me të cilën Argjentina e fitoi Kupën e Botës 2022, në vlerë mijëra euro.
Raportohet se 35 telefona të mençur me dizajn prej arit i kushtuan yllit të Paris Saint-Germainit rreth 200 mijë euro.
Argjentina doli fitimtare në Katar 2022, me Messin që bëri disa paraqitje të paharrueshme si kapiten i skuadrës.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, i cili këtë javë u shpall lojtari më i mirë në botë për vitin 2022 nga FIFA, e fitoi Botërorin për herë të parë në karrierë, pas shumë vuajtjeve dhe përpjekjeve.
Për ta vlerësuar këtë arritje, Messi vendosi t’i shpërblejë të gjithë bashkëlojtarët dhe stafin e trajnerëve të Argjentinës me Iphone prej ari.
Ben Lyon, shef ekzekutiv i iDedign Gold që i përgatiti telefonat e porositur nga Messi, tha për mediat britanike: “Lionel nuk është vetëm më i miri në histori, por edhe njëri prej myshterinjve më besnik të iDESIGN GOLD dhe na kontaktoi dy muaj pasi e fitoi Botërorin.”
“Ai tha se donte të bënte dhuratë të veçantë për të gjithë lojtarët dhe për stafin për ta festuar triumfin madhështor, por nuk e deshi dhuratën e zakonshme orët e dorës. Prandaj, unë i sugjerova iPhone prej ari me emrat e lojtarëve të gdhendur në ta, dhe atij i pëlqeu kjo ide”, shtoi ai.