Messi i bashkohet Argjentinës për Kupën e Amerikës - NACIONALE

Messi i bashkohet Argjentinës për Kupën e Amerikës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas, Lionel Messi, i është bashkuar Kombëtares së Argjentinës në stërvitje, para fillimit të Kupës së Amerikës.

Sulmuesi i Inter Miami mori pjesë në seancën e tij të parë stërvitore me Albiceleste të hënën pasdite në kompleksin stërvitor të klubit të tij në Fort Lauderdale, Florida.

Messi, 36 vjeç, u largua nga miqësoret ndërkombëtare të Argjentinës kundër El Salvadorit dhe Kosta Rikës në mars me një problem në hamstring.

Kapiteni i Argjentinës shënoi golin e tij të 12-të të sezonit në ligë në barazimin 3:3 të së shtunës në ligë ndaj Saint Louis City.

Messi gjithashtu ka pasur nëntë asistime në 12 paraqitje në ligë për të ndihmuar Inter Miamin të qëndrojë në krye të renditjes së Konferencës Lindore, një sezon pasi skuadra e tij e humbi mundësinë për të luajtur në play-off.

“Unë mendoj se është mirë që ai ka pasur vazhdimësi, që ka luajtur pas lëndimit të tij, kjo është e rëndësishme”, tha trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni për Messin.

Argjentina ka miqësore kundër Ekuadorit më 9 qershor dhe Guatemalës pesë ditë më vonë. Scaloni ka afat deri më 12 qershor për të reduktuar skuadrën e tij prej 29 lojtarësh në 26 lojtarë.

Argjentina fillon mbrojtjen e titullit të Kupës së Amerikës më 20 qershor kundër Kanadasë. Fituesit e Kupës së Botës gjithashtu përballen me Kilin dhe Perunë në Grupin A.

Lajme të ngjashme