Messi: Guardiola i bëri shumë dëme futbollit duke e bërë të duket shumë i thjeshtë - NACIONALE

Messi: Guardiola i bëri shumë dëme futbollit duke e bërë të duket shumë i thjeshtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka thënë se Pep Guardiola i ka bërë shumë dëme futbollit duke e bërë këtë lojë të duket e thjesht, të cilën të gjithë duan ta imitojnë.

Messi ka kujtuar vitet e bukura të kohës së tij nën urdhrat e Guardiolës në Camp Nou, me dyshen që kanë fituar një mori trofesh së bashku midis viteve 2008 dhe 2012, duke përfshirë dy kurora të Ligës së Kampionëve.

Messi e ka quajtur trajnerin aktual të Manchester City, Guardiola si trajnerin më të mirë për të cilin ka luajtur ndonjëherë, ndërsa me shaka sugjeroi se imitimet e lira të stilit të tij unik të lojës kanë ardhur si një dëm për lojën moderne të futbollit.

Leo Messi Pep Guardiola 2009-10

“Guardiola i bëri shumë dëm futbollit”, ka thënë Messi në një intervistë për Movistar Plus . “Më dukej kaq e lehtë, kaq e thjeshtë, sa të gjithë donin ta imitonin. Pa dyshim, ai është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë, ai ka diçka të veçantë”.

Leo Messi Pep Guardiola 2010-11

Komentet e yllit të Paris Saint-Germain vijnë mes thashethemeve të reja se ai mund të kthehet në Camp Nou në vitin 2023. Presidenti i Barçës, Joan Laporta zbuloi se Barça do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, ndërsa sulmuesi Robert Lewandowski pretendoi se do të ishte një ëndërr të luante krahas tij.

PSG do të përballet me Auxerre këtë të dielë në Ligue 1, përpara se vëmendja e Messit të kthehet në Kupën e Botës.

Lionel Messi Oo Isbarbar-dhig Ku Sameeyey Xulkii Argentina Ee 2014 Iyo Xulka Sannadkan 2022 - Laacib

Për shumë kë më i miri në histori të futbollit, do të mundohet që ta sjellë në Argjentinë trofeun e vetëm që nuk e ka fituar akoma, atë të Botërorit dhe Katari duket të jetë mundësi e mirë pas finales së humbur në vitin 2014.

Argjentina do të përballet me Arabinë Saudite në ndeshjen hapëse të Grupit C më 22 nëntor.

Lajme të ngjashme