Mësohet shorti i çerekfinales në Kupën e Kosovës: Prishtina përballë Ballkanit - NACIONALE

Mësohet shorti i çerekfinales në Kupën e Kosovës: Prishtina përballë Ballkanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Llapi do ta vazhdojë mbrojtjen e kurorës së Kupës së Kosovës me përballjen e radhës kundër Malishevës në çerekfinale, sipas shortit të hedhur sot në selinë e federatës së futbollit.

Por ndeshja kryesore e fazës çerekfinale do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Llapi, i cili e ka fituar kupën në dy vitet e fundit, e pret në shtëpi në Podujevë Malishevën.

Ndërsa Ballkani do të udhëtojë drejt kryeqytetit për t’u takuar me bardhekaltrit.

Në duelet e tjera të kësaj faze Trepça’89 do të luajë kundër Gjilanit në “Riza Lushta” në Mitrovicë, ndërsa Vushtrria kundërshtar e ka skuadrën e kategorisë së tretë – Liga e Dytë – Beharin.

Ndeshjet e fazës çerekfinale zhvillohen më 15 mars.

Çiftet e çerekfinales

Trepça’89 – Gjilani

Llapi – Malisheva

Vushtrria – Behari

Prishtina – Ballkani

Lajme të ngjashme