Mësohet arsyeja e vdekjes së ish-kampiones së botës dhe kampiones olimpike - NACIONALE

Mësohet arsyeja e vdekjes së ish-kampiones së botës dhe kampiones olimpike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vrapuesja amerikane Tori Bowe, tri herë medaliste olimpike dhe ish-kampione e botës në 100 metra, vdiq një muaj më parë në moshën 32-vjeçare, por deri më tash arsyet nuk diheshin, teksa është mësuar nga autopsia se ajo ka ndërruar jetë si shkak i komplikimeve gjatë lindjes së fëmijës.

Bowie e fitoi medaljen e artë në 4x100 metra stafetë në Lojërat Olimpike Rio 2016, si dhe medaljen e argjendtë në 100 metra dhe atë të bronztë në 200 metra.

Në vitin pasues, ajo e fitoi titullin botëror në 100 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës në Londër, si dhe medaljen e artë në stafetë.

Bowie u gjet e vdekur në shtëpinë e vet në Florida më 2 maj, pasi autoriteteve iu kërkua të kryenin një kontroll.

Sipas raportit të autopsisë nga Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Orange County (Florida), Bowie u vlerësua të ishte në muajin e tetë të shtatzënisë dhe në lindje aktive në momentin e vdekjes së saj.

Olympian Tori Bowie Died from Childbirth Complications, Rep Confirms

Zyrtarët mjekësorë thanë se ndërlikimet e mundshme përfshirë shqetësimin me frymëmarrje dhe eklampsinë janë shkaqet që çuan deri te vdekja, duke cituar autopsinë.

Bowie fitoi të tre medaljet e saj olimpike në Lojërat e Rios 2016, duke marrë argjendin në 100 metra, të bronztë në 200 dhe vrapoi për ShBA-në në një ekip 4x100 me Tianna Bartoletta, Allyson Felix dhe English Gardner për të marrë medaljen e artë.

Pasi përfundoi e dyta në 100 metra në Rio, Bowie fitoi garën në kampionatin botëror në Londër një vit më vonë.

Lajme të ngjashme