Ish-kampionia e botës dhe kampionia olimpike vdes në moshën 32-vjeçare - NACIONALE

Ish-kampionia e botës dhe kampionia olimpike vdes në moshën 32-vjeçare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vrapuesja amerikane Tori Bowe, fituese e tri medaljeve olimpike dhe ish-kampione e botës në 100 metra, ka vdekur në moshën 32-vjeçare.

Bowie e fitoi medaljen e artë në 4x100 metra stafetë në Lojërat Olimpike Rio 2016, si dhe medaljen e argjendtë në 100 metra dhe atë të bronztë në 200 metra.

Në vitin pasues, ajo e fitoi titullin botëror në 100 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës në Londër, si dhe medaljen e artë në stafetë.

Bowie u gjet e vdekur në shtëpinë e vet në Florida. Shkaktari i vdekjes së saj nuk është bërë ende i ditur.

Ndikimi i Bowies në sport është i pakrahasueshëm dhe ajo do të na mungojë shumë”, tha federata amerikane e Atletikës.

Në një reagim në Twitter, Federata Botërore e Atletikës shprehu pikëllimin e thellë për vdekjen e saj.

Icon Management, kompania menaxhuese e saj, tha: “Me dhimbje të thellë njoftojmë se Tori Bowie ka vdekur”.

Ne e kemi humbur një klientë, një mike të dashur, një vajzë dhe një motër. Tori ishte kampione.. një fener drite që shndriti aq shumë”.

Lajme të ngjashme