Mësohen të gjithë finalistët e play-offit, gjashtë kombëtare luftojnë për tri vende në EURO 2024
Kanë përfunduar gjysmëfinalet e play-offit të Ligës së Kombeve, përmes të cilës do ta sigurojnë tri kombëtare pjesmarrjen në EURO 2024.
Gjeorgjia ishte finalistja e parë, pasi fitoi me rezultat komod 2:0 ndaj Luksemburgut disa orë më parë, ndërsa tani kanë përfunduar edhe ndeshjet e tjera.
Qëndrojmë te Liga C, ku përballja tjetër mes Greqisë dhe Kazakistanit ka përfunduar me fitore të thellë të këtyre të parëve me rezultat 5:0.
Bakasetas, Pelkas, Ioannidis, Kourbelis dhe një autogol i Tapalov ishin realizatorët e fitores, me Greqinë që është një hap larg Evropianit.
Në finale Greqia përballet me Gjeorgjinë dhe fituesi siguron një nga tri biletat për në Evropian.
🇬🇪 GEORGIA vs GREECE 🇬🇷
— EuroFoot (@eurofootcom) March 21, 2024
Play-off final confirmed for a chance to qualify for EURO 2024! 🎟️✈️ pic.twitter.com/wGBTnv77vE
Në Ligën B, ishin dy gjysmëfinale interesante. Bosnia dhe Hercegovina u takua me Ukrainën, ndërsa Izreali me Islandën.
Izraeli u mund me rezultat të thellë 1:4 nga Islanda, me këta të fundit që në finale takohen me Ukrainën që bëri përmbysje të çmendur ndaj Bosnjës, duke fituar 2:1.
🇮🇸 ICELAND vs UKRAINE 🇺🇦
— EuroFoot (@eurofootcom) March 21, 2024
Play-off final confirmed for a chance to qualify for EURO 2024! 🎟️✈️ pic.twitter.com/Xqu5AUkoj0
Nga Liga A, fitore të thellë shënoi Polonia që e mposhti Estoninë me rezultat 5:1, e poshtërim pësoi edhe Finlanda që humbi 4:1 nga Uellsi.
Finalja e Ligës A do të jetë mes Polonisë dhe Uellsit, për një vend në EURO 2024.
🏴 WALES vs POLAND 🇵🇱
— EuroFoot (@eurofootcom) March 21, 2024
Play-off final confirmed for a chance to qualify for EURO 2024! 🎟️✈️ pic.twitter.com/y5lZKoHsFw
Të gjitha ndeshjet finale do të zhvillohen të martën më 26 mars, ku do të mësohen tri skuadrat e fundit pjesëmarrëse të Kampionatit Evropian 2024 që mbahet në Gjermani.
Orari i finaleve
Finalja e Ligës A: Poloni - Uells fillon në 18:00;
Finalja e Ligës B: Ukrainë - Islandë fillon në 20:45 dhe
Finalja e Ligës C: Gjeorgji - Greqi me fillim nga ora 18:00.