Mësohen çiftet gjysmëfinaliste të FA Cupit - NACIONALE

Mësohen çiftet gjysmëfinaliste të FA Cupit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është tërhequr menjëherë shorti për gjysmëfinalet e FA Cupit, ku derbi kryesor do të jetë mes Chelseas dhe Manchester Cityt.

Menjëherë pasi u mësuan katër skuadrat gjysmëfinaliste, FA Cup tërhoqi shortin për përballjet që do të zhvillohen në fundin e muajit prill.

Derbi më interesant do të jetë mes Manchester Cityt dhe Chelseas në “Wembley” më 20 ose 21 prill.

Në anën tjetër, Manchester United do të ketë punë të lehtë në letër ndaj Coventry City.

Kujtojmë, do të ketë vetëm një përballje në gjysmëfinale andaj fituesi do të avancojë në finalen e madhe.

Lajme të ngjashme