Mësohen çiftet e 1/8 së finales të Kupës së Kosovës, Drita përballet me Dukagjinin - NACIONALE

Mësohen çiftet e 1/8 së finales të Kupës së Kosovës, Drita përballet me Dukagjinin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, ku janë mësuar çiftet që do të garojnë për një vend në çerekfinale.

Në rrethin e parë ndodhi një befasi. Kampioni në fuqi i kësaj gare, Ballkani, u eliminua, pasi pësoi humbje nga Rilindja 1974 pas ekzekutimit të penalltive.

Befasi të tjera nuk pati, pasi të gjitha skuadrat tjera nga Superliga e Kosovës, e siguruan një vend në 1/8 e finales.

Sot, janë mësuar çiftet, të cilat përballen për një vend në çerekfinale.

Dy ndeshje do të jenë mes skuadrave të Superligës, që natyrisht do ta kenë vëmendjen kryesore.

Dy ndeshjet kryesore

Prishtina përballet me Suharekën, ndërsa Drita me Dukagjinin.

Përballjet tjera

Vëllaznimi - Gjilani;

Feronikeli 74 - Prishtina e Re;

Llapi - Vushtrria;

Ferizaj - Rilindja 1974;

Dinamo - Malisheva;

Trepça - Drenica.

Siç thuhet në faqën zyrtare të FFK-së, këto përballje do të zhvillohen para fillimit të sezonit pranveror të Superligës së Kosovës.

Lajme të ngjashme