Mesazhi i Ronaldos pasi Portugalia me shumë vështirësi kaloi Slloveninë në EURO 2024 (FOTO)
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, e ka postuar sërish një mesazh, që e ka ndarë edhe disa herë më parë, kësaj radhe pas fitores së vështirë ndaj Sllovenisë në penallti, për të kaluar në çerekfinale të EURO 2024.
Ronaldo e humbi një penallti në vazhdime, që do ta çonte Portugalinë në çerekfinale pa pasur nevojë për penalltitë, por kur ndeshja përfundoi pa gola në 120 minuta, ai mori përgjegjësinë i pari dhe kësaj radhe shënoi, me Portugalinë që kaloi në mesin e tetë më të mirave pas pritjeve fantastike të Diogo Costas.
Pas një lehtësimi të madh, me Portugalinë në çerekfinale, Ronaldo postoi në Instagram një thënie të terapistit Phil Stutz 'Tri aspektet e realitetit', që janë: dhimbja, pasiguria dhe puna e vazhdueshme.

Ronaldo e ka postuar këtë mesazh disa herë në vitet e fundit, fillimisht kur Portugalia u eliminua nga Kupa e Botës 2022, e së fundi kur Al Nassr e mbylli sezonin që lamë pas pa asnjë trofe.
Pas dy fitoreve mbresëlënëse në Euro, Portugalia ka pasur vështirësi në ndeshjet e fundit. Së pari, ata humbën 2:0 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve dhe më pas mposhtën Slloveninë në 1/8 e finales. Ai dhe shokët e tij të skuadrës do të duhet të përmirësohen nëse duan të mundin Francën në çerekfinale.

Skuadra e Portugalisë do të përballet me kombëtaren që mundi në finalen e Euro 2016, Francën, të premten mbrëma në Volksparkstadion në Hamburg. Fituesi do të luajë ose me Spanjën ose me mikrpitësin Gjermaninë, në gjysmëfinale.