Mesazhet e shumta negative: FFK bllokon komentet në “Facebook”
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), duket se assesi s’është në gjendje t’i pranojë komentet e shumta negative.
Tifozët e Kosovës vazhdojnë të jenë jo të lumtur me rezultatet e fundit dhe mënyrën e punës nga stafi i kombëtares, ku si pasojë këtë e kanë shprehur në komente në postimet në rrjetin social “Facebook”.
Sidoqoftë, kjo tani nuk është e mundur pasi duket që FFK-ja nuk mundet t’i pranojë komentet e shumta negative duke i bllokuar në dy postimet e fundit.



Kjo s’është hera e parë që FFK-ja bën këso veprimesh pasi edhe pas kritikave në të kaluarën ka preferuar të mos i lejojë tifozët të shprehin mendimet.