Merr fund ‘saga’: Karim Benzema qëndron te Al Ittihadi - NACIONALE

Merr fund ‘saga’: Karim Benzema qëndron te Al Ittihadi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Karim Benzema do të mbetet te Al Ittihad me afatin kalimtar dimëror që po shkon drejt fundit.

Francezi po e shqyrton largimin nga klubi arab vetëm gjashtë muaj pasi u transferua, duke biseduar me disa klube përfshirë Lyonin, ish klubin e tij.

Sidoqoftë, “The Athletic” raporton se 26-vjeçari do të vazhdojë qëndrimin në Arabinë Saudite, te skuadra e Al Ittihadit me të cilët ka nënshkruar kontratë për tre vite.

Benzema që një kohë s’është paraqitur te klubi arab shkaku që u largua në pushime pa marrë leje, duke u kthyer me vonesë.

Pavarësisht që shënoi 12 gola në 20 paraqitje në të gjitha garat, lojtari është kritikuar tej mase nga tifozët vendas dhe së fundmi edhe e fshiu profilin në “Instagram”.

Al Ittihad këtë sezon po vuajnë për rezultate, duke u renditur në pozitën e shtatë nga 18 të mundshme në ligë, si dhe humbi tre ndeshjet e fundit. Ata do të rikthehen në “aksion” më 4 shkurt në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit ndaj Al Faisaly.

Benzema është vetëm një nga lojtarët e shumtë që kaluan në Arabinë Saudite dhe po vuajnë për ta gjetur vetën, me Jordan Hendersonin që u rikthye te Ajaxi pas vetëm gjashtë muajve.

Benzema bëri historinë te Real Madridi duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë me 353 gola në 647 ndeshje, prapa vetëm Cristiano Ronaldos.

Francezi gjatë 14 viteve në klubin madrilen ka fituar plot 24 trofe, përfshirë katër herë titullin e La Liga-s dhe pesë herë Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme