Meriton Korenica shënon gol fantastik për Clujin në Ligën e Konferencës - NACIONALE

Meriton Korenica shënon gol fantastik për Clujin në Ligën e Konferencës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

CFR Cluj është duke e demoluar Neman Grodnon në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës, ndërsa “fitoren” mund ta ketë vulosur sulmuesi Meriton Korenica.

Ylli kosovar ka nisur të gjejë vetën te skuadra rumune, ndërsa shënoi një gol fantastik për epilogun 0:4.

Me një goditje precize, Korenica e la portierin vendas pa asnjë gjasë për t’ia siguruar Clujit avancimin tutje.

Përndryshe, ky ishte goli i parë i Korenicës për Clujin derisa bashkëlojtari Armend Thaqi ndodhet në stol.

Lajme të ngjashme