Mërgim Berisha vazhdon me formën e shkëlqyer, i shënon golin e dytë Bayern Munichut
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha ka shënuar edhe golin e dytë personal ndaj Bayern Munichut.
Ishte Matthijs de Ligt që preku topin me dorë brenda zonës me arbitrin që akordoi 11-metërsh. Ndërsa, nga pika e bardhë ishte i pagabueshëm sulmuesi.
Me një goditje më të bukur në krahun e djathtë të portës, Berisha s'i dha asnjë shans Yan Sommerit për ta ndalur.