Mërgim Berisha: Jam i gatshëm t'i shtyjë planet e dasmës për një ftesë të Gjermanisë në Evropian - NACIONALE

Mërgim Berisha: Jam i gatshëm t'i shtyjë planet e dasmës për një ftesë të Gjermanisë në Evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Augsburgut, Mërgim Berisha duket se ka ndarë mendjen përfundimisht për të përfaqësuar Gjermaninë duke deklaruar se do të shtynte planet e dasmës për një ftesë për Kampionatin Evropian.

24-vjecari i cili me prejardhje është nga Kosova, më saktësisht Suhareka, është duke kaluar formën më të mirë të karrierës te Augsburg, por vazhdon ta ëndërrojë Gjermaninë.

Në një intervistë për "Br24sport", Berisha sërish e ka pranuar se e pret një ftesë të Gjermanisë.

"Nuk do ta kisha probleme ta shtyjë datën (e dasmës)", tha duke qeshur ai pasi u pyet lidhur me një ftesë të mundshme nga Hansi Flick për Kampionatin Evropian.

Berisha është dëshira e madhe e Kosovës, me drejtuesit e FFK-së që haptas e thonë se janë në negociata, por mesa duket kjo është e gjitha.

FFK u takua para disa muajve me Berishën në Prishtinë, mirëpo nuk u dha asnjë detaj lidhur me takimin.

Berisha ka përfaqësuar Gjermaninë deri në grupmoshat U21, ku edhe shënoi gol me atë kombëtare në Kampionatin Evropian U21.

Për momentin, ai është një ndër sulmuesit më në formë në Bundesliga, prandaj nuk do të ishte çudi nëse ftohet për miqësoret që Gjermania zhvillon në muajin e ardhshëm, sidoqoftë ende s'është kontaktuar nga përzgjedhësi Flick.

Këtë edicion te Augsburgu, brenda 14 paraqitjeve Berisha ka gjetur rrugën drejt rrjetës gjashtë herë duke regjistruar edhe katër asistime.

Lajme të ngjashme