Mërgim Berisha drejt Gjermanisë, Mainz gati 5 milionë euro për shërbimet e tij - NACIONALE

Mërgim Berisha drejt Gjermanisë, Mainz gati 5 milionë euro për shërbimet e tij

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, që përfshihet në listën e lojtarëve që vazhdon të ëndërrojë për ftesë nga Gjermania, Mërgim Berisha mund të largohet nga Fenerbahce që të vazhdojë karrierën në Bundesliga.

Anësori që edicionin e kaluar nuk ishte titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Ismail Kartal, ka nisur të fitojë minutazhë me Jorge Jesus në krye, por prapëseprapë mund të largohet.

Siç raporton "Bild", Mainz 05 ka interesim për Berishën dhe është gati edhe të ofrojë pesë milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Fenerbahce nga ana tjetër dëshiron ta mbajë në skuadër Kim Min Jae, prandaj ekziston mundësia ta lirojnë mundësinë që Berisha të kalojë në kampionatin gjerman.

Berisha edicionin që lamë pas zhvilloi 33 ndeshje në të gjitha garat duke dhuruar shtatë gola dhe tre asistime.

Sidoqoftë, minutazha e tij ishte shumë e ulët dhe deri vonë u mendua që mund të largohet në këtë afat kalimtar, por me ardhjen e Jesus gjërat ndryshuan.

24-vjeçari “kulmin” e karrierës padyshim e kishte sa ishte pjesë e RB Salzburgut në edicionin 2020/21, ku regjistroi 55 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar 24 gola në total.

Lajme të ngjashme