“Mendoj se do të qëndrojnë”, Ancelotti pret që tre yjet të rinovojnë kontratën
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pret që treshja Karim Benzema, Luka Modric dhe Toni Kroos të vazhdojnë kontratat që u skadojnë në verë.
Të tre yjet e lartpërmendur do të bëhen agjentë të lirë në verë, me Real Madridin që vazhdon bisedimet me ta, mirëpo momentalisht ende s’ka asgjë konkrete.
Sidoqoftë, Ancelotti është optimist se të tre lojtarët do ta vazhdojnë qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.
“Mendoj se do të qëndrojnë. Duhet t’i shikojmë lojtarët jo nga mosha e tyre, por se çfarë mund të bëjnë”.
“Mund të mendoni se të tre lojtarët nuk kanë energjinë e të rinjve, por çfarë ofrojnë është unike, nuk mund ta blesh në asnjë market në botë”.
“Kjo është e lindur me eksperiencë, mosha të merr diçka nga ju, por të jep diçka tjetër gjithashtu”.
Real Madrid është në pozitën e dytë në La Liga me 59 pikë këtë edicion, 12 më pak se Barcelona derisa më vonë do të zhvillojnë ndeshjen ndaj Villarrealit.
Përndryshe, “Los Blancos” kanë siguruar kualifikimin në finale të Kupës së Mbretit dhe çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku do të luajnë ndaj Osasunas respektivisht Chelseas.