Memphis Depay një hap larg kalimit te Atletico Madrid - NACIONALE

Memphis Depay një hap larg kalimit te Atletico Madrid

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Memphis Depay është shumë pranë ta kompletojë kalimin te Atletico Madrid nga Barcelona.

Holandezi është dëshira e madhe e Diego Simeones dhe objektivi kryesor, derisa negociatat mes dy klubeve janë tejet të avancuara. Në fakt aq shumë sa që mund të mbyllen brenda ditëve në vijim, shkruan mediumi spanjoll "Marca".

Pas huazimit të Joao Felix te Chelsea, Depay kërkohet me patjetër nga Atletico gjatë këtij afati dimëror, derisa edhe ai është i hapur për këtë lëvizje.

Barcelona në anën tjetër është duke preferuar ta shesë pasi Depay do të bëhet agjent i lirë në verë, prandaj opsioni më i mirë është të fitojnë disa para nga transferimi i tij.

Ndërkohë, ka mbetur vetëm që Barcelona ta gjejë edhe një pasues në vend të Depay që të zyrtarizohet marrëveshja. Ai do të bëhet futbollisti i tretë brenda këtyre viteve të fundit që kalon te Atletico nga katalunasit pas Luis Suarez dhe Antoine Griezmann.

Forma më e mirë te Lyon

Sulmuesi i Barcelonës nuk është që ka gjetur ndonjë formë të mirë që kur Xavi Hernandez erdhi në krye.

Holandezi rekordin më të mirë e mban sa ishte pjesë e skuadrës franceze, Lyon duke shënuar 76 gola në 178 ndeshje.

Nën urdhrat e Xavit, Depay shpesh herë është një zëvendësues i panevojshëm ose inkuadrohet 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Lajme të ngjashme