Megjithatë, lufta e madhe Usyk - Fury mund ende të ndodhë, sipas promotorit Warren - NACIONALE

Megjithatë, lufta e madhe Usyk - Fury mund ende të ndodhë, sipas promotorit Warren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Promotori Frank Warren, është duke planifikuar bisedime me kampin e Oleksandr Usyk, në tentim për të shpëtuar një ndeshje të madhe, mes ukrainasit dhe Tyson Furyt.

Fillimisht kishte një marrëveshje, ku parashihej se meçi do të zhvillohej më 29 prill në Wembley, me Usyk që ishte pajtuar për një ndarje 70/30 në të mirë të Furyt.

Por kushti për një revansh të menjëhershëm ka rezultuar si një pengesë, me kampin e Usyk që ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja paraprake.

Warren thotë se shpreson ta shpëtojë luftën e madhe me anë të bisedimeve të mëtejshme me promotorin e Usykut.

Në anën tjetër, nga kampi i ukrainasit kanë thënë se deri më tani kemi bërë krejt çfarë është e mundur që një meç i tillë të zhvillohet.

“Unë i kam dërguar promotorit të Usykut, Alexander Krassyuk, një mesazh dhe kam kthyer një tjetër”, tha fillimisht Warren.

“Dëshiroj që lufta të ndodhë. Është një luftë shumë e rëndësishme për boksin, është një luftë e rëndësishme për Usyk, ëndrra e të cilit është të bashkojë titujt dhe është një luftë e rëndësishme që Tyson të shkojë dhe të bëjë atë që ka vendosur të bëjë.”

Të dyja palët kanë kohë deri më 1 prill për të arritur një marrëveshje, pasi WBA tha se do të priste deri në atë datë, para se të detyronte Usykun të luftonte me sfiduesin, Daniel Dubois.

Lajme të ngjashme