Mediumi spanjoll: Ferland Mendy i kërkoi falje Vedat Muriqit pas ndeshjes - NACIONALE

Mediumi spanjoll: Ferland Mendy i kërkoi falje Vedat Muriqit pas ndeshjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Real Madridit Ferland Mendy thuhet se i ka kërkuar falje sulmuesit Vedat Muriqi për ndërhyrjen e ashpër që i bëri në minutën e fundit të ndeshjes.

Mallorca e fitoi një pikë të madhe ndaj Real Madridit në sfidën hapëse të La Liga-s, me Muriqin që realizoi golin e vetëm në përballjen që përfundoi me rezultat 1:1.

Sidoqoftë, në minutën e fundit të kohës shtesë Muriqi e fitoi topin, derisa Mendy bëri një ndërhyrje të ashpër duke e goditur në këmbë, e si pasojë edhe u përjashtua me karton të kuq.

Mediumi spanjoll “Carrusel Deportivo” raporton se Mendy i ka kërkuar falje Muriqit menjëherë pas ndeshjes.

“Në pamjen e tij, aksioni i Ferland Mendyt vlerësohet si faull serioz që nuk le vend për ndërhyrje. Prandaj e meritoi kartonin e kuq, ngase mund ta dëmtonte shumë Muriqin. Në fakt, Mendy menjëherë ishte në dijeni të faullit që shkaktoi dhe nuk hezitoi të shkonte te sulmuesi i Mallorcas për të kërkuar falje”.

“Një gjest i tillë fitoi vëmendjen edhe të gjyqtarit Gonzalez, që e duartrokiti veprimin: “Më pëlqen shumë ky detaj. Shumë lojtarë shkojnë në dhomën e zhveshjes për të kërkuar falje. Kërkojnë falje në rrjetet sociale, por Mendy u kthye, shkoi te lojtari dhe kërkoi falje. Mendy e bëri menjëherë”, shkroi ndër të tjera mediumi spanjoll.

Lajme të ngjashme