Mediat zvicerane: Në Shaqirin mund të llogarisim gjithmonë në ndeshje të mëdha - NACIONALE

Mediat zvicerane: Në Shaqirin mund të llogarisim gjithmonë në ndeshje të mëdha

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Një nga mediumet më të mëdha zvicerane i ka thurur lavde Xherdan Shaqirit, pas paraqitjes mbrelënëse ndaj Serbisë, ku shënoi golin e parë të takimit dhe nisi aksionin për përmbysjen e rezultatit. Një nga fjalitë në lavdet ndaj Shaqirit ishte se Zvicra mund të mbështetet gjithmonë në të në ndeshje të rëndësishme.

Si 20minute ashtu edhe Blick, lojtarin kyç të ndeshjes e kanë zgjedhur kosovarin nga Zhegra e Gjilanit, duke e vlerësuar maksimalisht.

“Xherdan Shaqiri. Te 31-vjeçari mund të mbështetesh gjithmonë në ndeshjet e rëndësishme. Shënoi vetë për 1:0 dhe nisi aksionin 3:2 me një pasim brilant. Shaqiri tani është një nga tre lojtarët që ka shënuar në tre Kupat e fundit të Botës – së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon”, thuhet ndër tjera në raportin e ndeshjes nga 20minute.

Edhe Blick në ballinën e saj pati Shaqirin me fjalët ‘Shkëlqen Shaqiri – jemi në 16-shën më të mirë’.

Ata gjithashtu e cilësuan Xherdanin si më të mirin e takimit së bashku me Ricardo Rodriguez.

Lajme të ngjashme