Meçi mes yllit të YouYube Jake Paul dhe legjendës së UFC-së Nate Diaz së shpejti - NACIONALE

Meçi mes yllit të YouYube Jake Paul dhe legjendës së UFC-së Nate Diaz së shpejti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i YouYube Jake Paul do të përballet me ish-luftëtarin e UFC-s Nate Diaz në një ndeshje boksi.

Paul, 26 vjeç, ka zhvilluar shtatë ndeshje profesionale që nga viti 2019, por pësoi humbjen e tij të parë kundër Tommy Fury në shkurt.

Diaz, 37 vjeç, garoi në UFC për 15 vite para se të largohej vitin e kaluar.

“Përveç Canelo Alvarez ai është personi më i madh në boks. Unë jam këtu për ta mposhtur atë. Unë jam mbreti i sporteve luftarake dhe më pas do të kthehem për të marrë brezat e UFC-së”, tha Diaz nga kompania e promovimit të Paul, Most Valuable Promotions.

Paul, i cili ka më shumë se 20 milionë ndjekës në Youtube, fitoi dy ndeshje ndaj ish-luftëtarit të UFC-s Tyron Woodley dhe legjendës së UFC-s Anderson Silva, para humbjes së tij me vendim të ndarë nga Fury.

“Ndeshja ime e fundit nuk përfundoi në mënyrën që unë desha, por rezultati ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte në karrierën time profesionale në boks. Bota mendon që jam i pambrojtur, kur gjithçka çfarë jam është më i fokusuar se kurrë. Ekipi im donte që unë të bëja një luftë të lehtë… por unë nuk jam i ndërtuar kështu”, tha Paul.

Meçi do të zhvillohet me tetë raunde të planifikuara dhe do të mbahet në Dallas në muajin gusht./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme