“Më shihnin si Drogba i ri”, Lukaku komenton kritikat që mori në Angli - NACIONALE

“Më shihnin si Drogba i ri”, Lukaku komenton kritikat që mori në Angli

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Romelu Lukaku thotë se ka marrë kritika të mëdha në Angli shkaku që njerëzit nuk e kuptonin mënyrën e tij të lojës, duke pritur që të bëhej “Didier Drogba i ri”.

Belgu luajti për disa skuadra në Premierligë, si Chelsea, Manchester Untied, Everton dhe West Brom, ndërsa tani është pjesë e Napolit.

31-vjeçari ndihet se është kritikuar më shumë se sa duhet në Angli, shkaku që njerëzit nuk e kuptonin thjesht lojën e tij.

“Rrëfimi ka qenë gjithmonë nëse dikush thotë diçka për ty dhe si futbollist nuk reagon ndaj kësaj. Të gjithë vrapojnë me të dhe kjo është ajo që më ndodhi mua”.

“Mbaj mend rrëfimet kur isha në Angli ishin: “Është dembel, nuk punon shumë, nuk është lider, është egoist, me prekjen e parë, nuk mund të mbajë topin, bla bla bla”.

“Kam luajtur për dy vjet në Inter [Milan]: “Është kthyer në formë, është lojtari më i mirë në botë, është top pesëshe!”.

Lukaku beson se kur arriti te Chelsea në vitin 2011 kishte shumë pritje për të, ngase tifozët prisnin që të jetë Didier Drogba i ri.

“Në Angli donin të më vendosnin brenda zonës. E shohin dikë të ndërtuar si unë dhe mendojnë se jam Drogba i ri sepse ajo që bëri Didier besonin se mund ta bëja edhe unë”.

“Nuk jam ashtu. Didier ishte më pranë golit, mund ta mbante topin pavarësisht ku luante. Nuk ishte stili im. Më lejoni të vrapoj nga mbrapa, luani me mua”.

Gjatë kësaj kohe në Angli, Lukaku arriti të regjistronte 121 gola në 278 paraqitje.

Lajme të ngjashme