Me rripa e shkopinj tifozët e Napolit përleshen me kundërshtarët në fushë, pas fitimit të titullit - NACIONALE

Me rripa e shkopinj tifozët e Napolit përleshen me kundërshtarët në fushë, pas fitimit të titullit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Napolit dhe Udineses janë përleshur në fushë, pasi skuadra e Amir Rrahmanit e fitoi titullin në Serie A të enjten mbrëmë na Udine.

Tifozët e Napolit vrapuan në fushë dhe e pushtuan atë sa hap e mbyll sytë për të festuar me lojtarët pas barazimit 1:1, por u përballën me armiqësi nga tifozët vendas.

Ata u përleshën me rripa dhe shkopinj, siç shihet edhe në pamjet e publikuara në rrjetet sociale.

Policisë speciale iu desh të ndërhynte për ta ndalur përleshjen dhe besohet se gjashtë tifozë kanë pësuan lëndime, sipas televizionit publik RAI.

Në Udine, Napoli e fitoi titullin e tretë italian në historinë e klubit.

Festa e titullit në Napoli u shndërrua në tragjedi, pasi një 26-vjeçar është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë festimeve me armë zjarri.

I riu vdiq si pasojë e plagëve të rënda nga arma e zjarrit.

Ai ishte dërguar në Spitalin Cardarelli, ku mori trajtim emergjent, por nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve.

Mijëra tifozë i mbushën rrugët e Napolit të enjten mbrëma për ta festuar titullin në Serie A, i cili ishte i pari në 33 vitet e fundit për Napolin.

Të shtënat me armë ndodhën në Corso Garibaldi afër sheshit Volturno, ku u goditën katër të rinj, njëri prej të cilëve vdiq si pasojë.

Policia i gjeti shtatë gozhdoja plumbi në vendin e ngjarjes.

Policia tha se gjatë natës pati shumë të lënduar, pasi 203 persona kërkuan ndihmë në qendra të ndryshme mjekësore në qytet.

Prej tyre, katër ishin goditur nga plumbat dhe të tjerët pësuan lëndime të ndryshme aksidentale gjatë festimeve të çmendura.

Futbolli është jetë dhe frymëmarrje në Napoli. I tërë qyteti u stolis në përgatitje për ahengun: flamuj bardhekaltër dhe zbukurime u vendos mbi rrugët e ngushta të qytetit. Ëmbëlsirat, pijet dhe akulloret iu kushtuan lojtarëve.

Këto festime ka 33 vite që përgatiten. Hera e fundit kur Napoli e fitoi titullin në Serie A ishte viti 1990 – kur Diego Maradona i ndjerë ishte kapiten.

Lajme të ngjashme