“Më pëlqen Arsenali”: Leao shpreh hapur pëlqim për “Topçinjtë”
Ylli i Milanit, Rafael Leao, folur rreth të ardhmes së tij. Ai u shpreh i kënaqur që është pjesë e Milanit, edhe pse e tha e hapur se e pëlqen mënyrën se si luan Arsenali.
Leao është sulmuesi që bën dallimin më së shumti te Milani së bashku me Giroud. Kontrata e tij skadon në fund të qershorit të vitit 2024.
Milani po dëshiron me çdo kusht që t’ia rinovojë kontratën yllit portugez. Në anën tjetër, vetë ai u shpreh i lumtur se është pjesë e “Kuqezinjve”, ndonëse nuk e mohoi që ka admirim edhe për Arsenalin.
“Skuadra në Premierligë që më ka ngazëllyer më së shumti është Arsenal. Më pëlqen. Kam parë shumë ndeshje të saj këtë vit. Besoj që luajnë mirë”, tha ai.

Përfaqësuesi këmbëshpejtë portugez nuk e fshehi dëshirën se një ditë do dëshironte që të luante në një tjetër kampionat.
“Po, një ditë do dëshiroja të luaja në një kampionat tjetër, por tani jam i koncentruar 100% te Milani”, përfundoi në një intervistë që dha për “RDF Africa”.
Leao po shkëlqen edhe në këtë sezon. Ai ka shënuar gjashtë (6) gola në katërmbëdhjetë (14) paraqitje në Serie A.
Shpresat e tifozëve të kampionit në fuqi në Itali janë që ai të shndërrohet në një legjendë të klubit.

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, është shprehur besimplotë që do të arrihet një gjuhë e përbashkët me yllin portugez për rinovimin e kontratës.
Leao ishte edhe pjesë e Kombëtares së Portugalisë në Kupën e Botës, edhe pse pati shumë pak minuta në fushë, pasi Santos e preferoi Felixin. Pavarësisht kësaj, ai ka arritur t'i shënojë dy (2) gola në pesë (5) paraqitje.
