Më i mirë se Kaka? Ancelotti e krahason Bellinghamin me ish-yllin brazlian - NACIONALE

Më i mirë se Kaka? Ancelotti e krahason Bellinghamin me ish-yllin brazlian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka krahasuar yllin anglez të Mbretërve Jude Bellingham me legjenden braziliane Leite Kaka.

Ancelotti ka krahasuar ish-yllin e AC Milan dhe Real Madrid, Kaka, me heroin aktual të Los Blancos, Jude Bellingham, përpara ndeshjes së skuadrës së tij në Ligë të Kampionëve me Leipzig. Italiani ka folur për punën me të dy lojtarët dhe ka pohuar se anglezi është më i mirë 'pa top' se braziliani legjendar.

Carlo Ancelotti Jude Bellingham

Duke folur për gazetarët, Ancelotti tha: "Kaka futej në hapësira të ngushta me topin. Ai nuk kishte aq cilësi për të arritur në zonë pa top, si Bellingham. Ne luajmë pa një sulmues të fiksuar dhe në kuadrat ka më shumë hapësira për të përfunduar aksionet. Me Kaka sistemi ishte i ndryshëm, por në përgjithësi, Kaka ishte shumë i mirë me topin dhe lëvizja e Bellingham pa top është shumë efektive."

David Beckham Kaka

Ish-ylli brazilian luajti nën urdhrat e trajnerit italian për gjashtë vjet në AC Milan përpara se dyshja të largohej nga klubi në vitin 2009. Së bashku në Milano, ata fituan trofe të shumtë duke përfshirë Serie A dhe titujt e Ligës së Kampionëve. Në vitin 2009, Kaka u drejtua te Real Madrid ndërsa Ancelotti iu bashkua Chelseat.

Gjigantët spanjollë do të shihen më pas në veprim në Ligën e Kampionëve të mërkurën teksa do të përballen me RB Leipzig në ndeshjen e kthimit e vlefshme për një vend në çerekfinale, me Mbretërit që kanë epërsi 1:0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Gjermani.

Lajme të ngjashme