“Më copëtove në shpirt”, Robin Krasniqi njofton për vdekjen e babait - NACIONALE

“Më copëtove në shpirt”, Robin Krasniqi njofton për vdekjen e babait

1 vit më parë

nga NACIONALE

Boksieri Robin Krasniqi ka njoftuar se i ka ndërruar jetë babai, duke bërë një shkrim mjaftë emocionues në “Facebook”.

Krasniqi shkroi se është shumë krenar dhe falënderus për të gjithë kohën që kaloi pranë tij.

“Më Coptove në shpirt o Babë!

U ndave nga jeta shumë heret dhe na le me mallë për ty, përgjithmonë!

Ti ishe mbështetesi dhe kshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga miresija e burrërija e jote Babë!

Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri ytë dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë.

Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë.

U bëfsh banor i Xhehnetit Babë.

Në zemren time do të të mbajë gjithmonë”, shkroi ai ndër të tjera.

Ndërkohë, Krasniqi kishte njoftuar më parë se do të kthehet në ring shumë shpejtë, me synimin e vetëm për ta rikthyer titullin e kampionit të botës.

Lajme të ngjashme