McClaren: Shpirti luftarak i Manchester United është kthyer - NACIONALE

McClaren: Shpirti luftarak i Manchester United është kthyer

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndihmës trajneri i Manchester United, Steve McClaren ka thënë se ai ka një ndjenjë të mirë për skuadrën aktuale dhe se është kthyer shpirti luftarak i skuadrës nën urdhrat e Erik ten Hag.

Djajtë e kuq shijuan një fazë parapërgatitore shumë produktive me trajnerin e ri holandez, i cili e zëvendësoi gjermanin e larguar në maj, Ralf Rangnick.

Një nga urdhrat e parë të Ten Hag në Manchester ishte t’ia sillnin McClaren si ndihmës, për të cilin është eksperienca e dytë te djajtë e kuq pasi që shumë vite më parë ishte ndihmës i Sir Alex Ferguson.

Former Sir Alex Ferguson No.2 Set for Old Trafford Return as Man United Coach ▷ SportsBrief.com

Çfarë thotë McClaren për shpirtin luftarak të skuadrës?

“Ky grup ka qenë fantastik. Kam marrë një ndjenjë të mrekullueshme. Kam qenë në shumë dhoma të zhveshjes, dhe në ato dhoma për dy, tri apo katër javë ju mund ta vëreni se çfarë po ndodh, mund ta nuhasni.

Kam ndjesi të mrekullueshme për dhomën e zhveshjes te djajtë e kuq. Gjëja më e madhe është se punojë me shumë lojtarë të mëdhenj. Ishin shumë të qetë në javën e parë dhe në stërvitje kërkohej shumë nga ta.

Teksa i njohëm lojtarët nga afër dhe u futëm çdoherë më shumë në seanca stërvitore, tani ata dinë kërkesat tona, intensitetin e punës, konkurrencën, shakatë që vijnë, ju mund ta dëgjoni zhurmën në dhomat e zhveshjes, rreth hotelit apo Carringtoni, kjo është ajo ndjenja e mirë.

Manchester United's 15 players returning to pre-season training on Monday - Manchester Evening News

Kjo është ajo çka më pëlqen, kënaqësia për të qenë trajner. Për këtë e shijoj kthimin tim këtu, sepse janë lojtarë shumë të mirë. Mund ta shihni këtë.

Mendoj se keni parë vetëm pak nga parapërgatitjet. Kombinimet në zonën e tretë, puna në mesfushë, organizimi në mbrojtje. Këta janë lojtarë të mirë, realisht shumë të mirë.”

Synimet e Manchester Unitedit për sezonin 2022/23

Pritjet janë shumë të larta, pavarësisht sezonit të tmerrshëm në vitin e kaluar ku shënuan rekordin për më së paku pikë ndonjëherë në historinë e saj në Premierligë, kështu duke u largua nga zona e Ligës së Kampionëve.

McClaren insiston se vëmendja duhet të kthehet në Kapitullin e ri në Old Trafford.

“Viti i kaluar është vit i kaluar, sezonet kalojnë. Historia është në të shkuarën. Tani është e ardhmja dhe kemi mundësinë të krijojmë një stil loje, të cilën Erik dëshiron ta shohë. Ndjesinë që më japin mua lojtarët, dëshiron ta ndjejë edhe ai. Lojtarët e dëshirojnë disiplinën dhe e dinë se cila është puna e tyre. Ata e duan tani më fitoren dhe mundi do t’iu shpaguhet.

Normalisht kam frikë te Manchesteri, pasi që këtu duhet vetëm të fitosh”, tha për fund ndihmës trajneri i Erik ten Hag, Steve McClaren.

Brighton vs Manchester United LIVE highlights and reaction as Gross, Trossard, Caicedo and Cucurella score - Manchester Evening News

Djajtë e kuq hapin kampanjën në Premierligë në këtë fundjavë, pra të dielën në ndeshjen që e zhvillojnë si mysafir i Brighton & Hove Albion me fillim nga ora 15:00.

Lajme të ngjashme