Mbyllet pjesa e parë: Shqipëria në disavantazh prej Spanjës - NACIONALE

Mbyllet pjesa e parë: Shqipëria në disavantazh prej Spanjës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Spanja e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Shqipërisë.

Edhe pse me ekipin e dytë, “La Roja” ka qenë më dominuese dhe ndodhet në epërsi me rezultat minimal 1:0.

Spanja e nisi më mirë ashtu siç pritej, duke mbajtur posedimin e topit dhe tentuar të krijonte disa aksione të shpejta, derisa Shqipëria po shpresonte në kundërsulm.

Me një top të gjatë, Dani Olmo asistoi te Ferran Torres, i cili me një finalizim të saktë e kaloi Spanjën në epërsi (13’).

Shqipëria provoi të rikthehet në lojë por nuk është që rrezikoi, ngase mbrojtja spanjolle për këto 45 minuta ishte e pathyeshme.

Rasti më i mirë për "Kuq e Zinjtë" ishte goditja nga distanca e Kristjan Asllanit, por portieri David Raya bëri një pritje fantastike që t'ia mohojë golin.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë, nëse Shqipëria do të arrijë ta përmbysë Spanjën për të avancuar në fazën e eliminimit direkt.

Lajme të ngjashme