Mbyllen pjesët e para: Manchester City në epërsi ndaj Copenahagen, Real Madrid e Leipzig ende pa gola - NACIONALE

Mbyllen pjesët e para: Manchester City në epërsi ndaj Copenahagen, Real Madrid e Leipzig ende pa gola

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme në Ligë të Kampionëve, ku Manchester City po fiton 2:1 ndaj Copenhagen, ndërsa Leipzig po barazon pa gola ndaj Real Madrid.

Skuadra e Pep Guardiolës shënoi gol vetëm pas 10 minutash me anë të Kevin De Bruynes për 1:0.

Vendasit barazuan në minutën e 34-të me golin e Mattsson, që erdhi pas një gabimi katastrofal të Ederson.

Për të çuar Qytetarët në epërsi në përfundim të pjesës së parë shënoi Bernardo Silva, për 2:1.

Në anën tjetër, Real Madridi po vuan ndaj Leipzig.

Skuadra gjermane shënoi një gol që u anulua nga VAR, që ishte rast mjaft i kontestueshëm.

Edhe në vazhdim raste më të mira patën vendasit, me Lunin që bëri heroin për Real Madridin.

Mbretërit në anën tjetër u treguan në disa dalje të rrezikshëm, por asnjë gol nuk u shënua brenda 45 minutave të para.

Lajme të ngjashme