Mbyllen pjesët e para: Austria në epërsi ndaj Holandës, pa gola mes Francës e Polonisë
Kanë përfunduar 45 minuta në dy përballjet e grupit D, në kuadër të xhiros së tretë, aty ku Holanda po pëson humbje nga Austria, ndërsa pa gola mbetet akoma takimi mes Francës e Polonisë.
Austria doli në epërsi në minutat e para të takimit, kur Malen shënoi autogol vetëm pas gjashtë minutash lojë, për rezultatin 1:0.
Goal: Donyell Malen (OG) | Netherlands 0-1 Austriapic.twitter.com/NzlAGnC4fM
— PushGoals (@PushGoals) June 25, 2024
Edhe në vazhdim, skuadra e Ralf Rangnick u tregua shumë më e rrezikshme, përkundër të asaj të Holandës që nuk arriti të dërgonte asnjë goditje në drejtim të portës.
Me rezultatin 1:0 është mbyllur pjesa e parë e këtij takimi, që po zhvillohet në Berlin.
Në anën tjetër, Franca po barazon 0:0 me Poloninë pas 45 minutave të para.
Skuadra e Didier Deschamps është treguar larg më e mirë, duke krijuar disa raste shënimi, por që edhe Polonia ka arritur të rrezikojë në disa raste.
Kujtojmë se nëse këto dy ndeshje mbyllen me këtë rezultat, do të ishte një befasi e dorës së parë, pasi Austria momentalisht është në krye të tabelës me gjashtë pikë, e ndjekur nga Franca me pesë pikë, ndërsa Holanda do të shkonte nga vendi i tretë me katër pikë të grumbulluara, me Poloninë që e vetmja nga grupi D që do të eliminohej.
