‘Mbreti është kthyer’, Ronaldo mirëpret Pepen para përballjes të Kupës së Botës
Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka mirëpritur rikthimin e bashkëkombësit Pepe në stërvitje, duke bërtitur "Mbreti është kthyer" para se të qeshte.
Pepe mungoi te Kombëtarja e Portugalisë në fitoren 3-1 ndaj Turqisë për shkak të COVID-19, por tani është shëruar plotësisht dhe i është bashkuar bashkëlojtarëve në stërvitje.
“Mbreti është kthyer, kujdes!” bërtiti Ronaldo duke buzëqeshur para seancës stërvitore të Portugalisë të dielën në mëngjes, ndërsa mbrojtësi 39-vjeçar doli nga dhoma e zhveshjes.
🇵🇹 Sakatlığını atlatarak milli takıma geri dönen 39 yaşındaki Pepe'ye Cristiano Ronaldo'nun tepkisi...
— Sabah Spor (@sabahspor1) March 27, 2022
🗣️"Kral geri döndü" 👏pic.twitter.com/hFvbIiSFyQ
Ata qeshën dhe u përqafuan përpara se të fillonin ngrohjen krah për krah në seancën e parafundit stërvitor para finales së play-off kundër Maqedonisë së Veriut, që zhvillohet të martën për një vend në Kupën e Botës.
Humori i Ronaldos pasqyroi ndjenjën në mesin e skuadrës ndërsa përgatiten për të pritur skuadrën që tronditi Italinë në gjysmëfinalen e tyre të playoff-it për të parandaluar një përplasje midis dy kampionëve të fundit evropianë.
“Nuk do të gënjej, të gjithë prisnim që të ishte Italia. Futbolli është ndryshe në ditët e sotme, çdo ekip mund të fitojë në këtë nivel, nuk ka rëndësi emrat, numrat apo statistikat. Maqedonia e Veriut ka një bërthamë të jashtëzakonshme dhe do të bëjë më të mirën për të na e mjeruar jetën të martën”, ishte deklarata e mesfushorit Joao Moutinho.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Bernardo Silva tha se ata nuk ndjejnë presion shtesë si favoritë.
“Maqedonia e Veriut fitoi katër nga pesë ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës si vizitor, dy prej tyre kundër gjigantëve si Gjermania dhe Italia – kjo tregon shumë,” tha ai.
“Ata janë një ekip agresiv, do të na bëjnë presion dhe do të vijnë me shumë besim. Por presioni tek ne ka ekzistuar gjithmonë, sepse nuk ka të bëjë me rivalin, është për të shkuar në Kupën e Botës. Ne duhet të jemi në Katar dhe nuk mund të zhgënjejmë tifozët tanë”
“Ju hani mirë, flini mirë dhe qëndroni të fokusuar. Skuadra jonë është plot me lojtarë me eksperiencë që janë mësuar të luajnë ndeshje vendimtare për klubet më të mëdha në Evropë. Të gjithë e dimë se si funksionojnë ato lojëra dhe ne duhet të punojmë shumë dhe të qëndrojmë të fokusuar në objektivin tonë që është të shkojmë në Katar”, nënvizoi Silva.
Ndërkohë, përballja mes Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut zhvillohet me fillim nga ora 20:45.