Mbi 2500 persona të angazhuar për sigurinë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve - NACIONALE

Mbi 2500 persona të angazhuar për sigurinë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Finalja e Ligës së Kampionëve fillon brenda pak minutave, ku përballen Real Madridi e Borussia Dortmund, në Wembley të Londrës, dhe normalisht një ngjarje e tillë kërkon siguri maksimale.

Një operacion 18-mujor është ndërmarrë për të siguruar që kjo finale të kalojë pa incidente, me më shumë se 2500 persona të angazhuar për sigurinë në dhe jashtë stadiumit.

Organizatorët janë të vendosur të shmangin përsëritjen e skenave që kanë dëmtuar shfaqjet e mëparshme të UEFA-s, përfshirë finalen e Euro 2020 në Wembley - të cilën në një përmbledhje nga FA e përshkroi atë si një ditë "turpi kombëtar".

Çrregullimi në Wembley u pasua nga telashe në finalet e Ligës së Kampionëve 2022 dhe 2023 në Paris dhe Stamboll.

Hyrja në Wembley u lejua katër orë para fillimit të ndeshjes - në vend të zakonshmës, ku tifozët lejoheshin dy orë para fillimit të ndeshjes - dhe transporti për Londrën po kryen shërbime shtesë për të ndihmuar rrjedhën e mbështetësve me transport nëntokësor dhe mbitokësor.

Ka pasur gjithashtu investime në kamera në mënyrë që sigurimi të mund të monitorojë se çfarë po ndodh në baret e afërta si dhe në stadium, dhe një rritje në sasinë e veshjeve të personave të caktuar për sigurinë me kamera të trupit.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve fillon në orën 21:00, në Wembley të Londrës, me Slavko Vincic që do të jetë gjyqtari kryesor i takimit.

Real Madridi synon titullit e 15-të rekord në garën më të fortë për klube në Evropë, ndërsa Dortmundi do të tentojë ta 'rrëzojë' superfuqinë spanjolle dhe ta fitojë këtë trofe për herë të parë që nga sezoni 1996/97, që mbetet trofeu i vetëm i tyre në Ligë të Kampionëve.

Lajme të ngjashme