Mbi 250 mijë njerëz duke e shikuar: Jose Mourinho prezantohet te Fenerbahce - NACIONALE

Mbi 250 mijë njerëz duke e shikuar: Jose Mourinho prezantohet te Fenerbahce

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jose Mourinho është prezantuar zyrtarisht si trajner i gjigantit turk Fenerbahce.

“Special One” në prani të mijëra tifozëve nënshkroi edhe kontratën me nënkampionin e Turqisë, ndërsa mbi 250 mijë ishin duke e shikuar vetëm në kanalin e "Youtube" të Fenerit.

“EuroFoot” raporton se në këtë numër të tifozëve nuk përfshihen tifozët që janë në stadium ose përmes televizionit, që është rekord i pabesueshëm.

Ndikimi i Mourinhos është bërë gjigant në Turqi, ndërsa synon ta drejtojë Fenerin drejt titullit kampion meqenëse rivali Galatasaray e ka fituar që dy vite radhazi.

“Dua t’iu falënderoj për dashurinë tuaj. Dashurinë që ndjej nga momenti i parë që kur emri im u lidh me Fenerbahcen. Normalisht, një trajner dashurohet pas fitores, por ndihem që po duhem para fitoreve. Kjo për mua është përgjegjësi e madhe që ndjej dhe premtoj se që nga ky moment përkas në familjen tuaj, kjo ngjyrë është nën lëkurën time”.

“Futbolli është i veçantë dhe nuk ka vend më të mirë për ta ndjerë pasionin. Që nga momenti që u takove me presidentin, doja të luaja për ju sepse në fund, ju jeni shpirti i klubit dhe që nga momenti që mësova për idenë dhe projektin, doja të isha trajneri i të gjithëve ju”.

“Dua të punoj për futbollin turk, për ligën, që të përmirësohet, por më e rëndësishmja për mua është Fenerbahce”.

“Për ta mbyllur dua të them që nga momenti që nënshkrova kontratën, ëndrrat e juaja janë të miat”, tha ndër të tjera Mourinhos përballë mijëra tifozëve.

Lajme të ngjashme