Mbappe reagon pas zyrtarizimit: Ëndërr e bërë realitet - NACIONALE

Mbappe reagon pas zyrtarizimit: Ëndërr e bërë realitet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Kylian Mbappe thotë se e ka realizuar ëndrrën iu bashkua zyrtarisht Real Madridit.

Real Madrid para pak minutave njoftoi transferimin e Mbappes, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 2029.

Francezi tani ka reaguar për herë të parë në “Instagram”, duke shkruar se e ka plotësuar ëndrrën dhe mezi pret të luajë pranë tifozëve madrilenë.

“Një ëndërr e bërë realitet. Shumë i lumtur dhe krenar që i jam bashkuar klubit të ëndrrave, Real Madrid”.

“Askush nuk mund të më kuptoj sa i emocionuar jam tani. Mezi pres t’iu takoj juve madrilenë dhe faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme”, shkroi francezi.

Mbappe do të fitojë 15 milionë euro për sezon, si dhe një bonus prej 100 milionë eurove që Reali do t’ia paguajë për pesë vite.

Lajme të ngjashme